Prapaskena e Ronaldos, mund të kishte përfunduar te… Deportivo La Korunja!

Mjafton një detaj i vogël dhe e gjitha karriera e një futbollisti mund të ishte ndryshe. Përveçse pasion dhe profesion, futbolli është puna dhe sakrificë, por në disa momente nevojitet fat që karriera të marrë për mirë.

Kristiano Ronaldo u transferua nga Sportingu i Lisbonës te Mançester Junajtid në vitin 2003, atëherë kur ishte vetëm 18 vjeç. Nëse Deportivo La Korunja do të kishte një buxhet më të madh, portugezi do të përfundonte në Galici.

Ekipi spanjoll kishte zbuluar talentin, por kërkesa e Sportingut ishte tepër e lartë. Detajin interesant e zbulon Augusto Sezar Lendoiro. Në një prononcim për “Idolos”, ish-presidenti i Deportivos tregon historinë, që mund të kishte ndryshuar totalisht karrierën e Ronaldos.

Drejtori jonë teknik na sinjalizoi për Ronaldon, pasi e kishte parë nga afër. Unë, kur pashë videot e tij, u informova menjëherë për çmimin. Sportingu i Lisbonës më kërkoi 12 milionë euro. Ishte një çmim i shtrenjtë për klubin tonë. Rekordi ynë kishte shkuar deri në 6 milionë, që i investuam kur blemë Rivaldon. Kristiano ishte talent, por në atë moment nuk e dinim se deri ku mund të mbërrinte… ”, përfundon ish-presidenti i Deportivo La Korunjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online