VIDEO | Zapatën nuk e ndal askush, Atalanta për Champions

Atalanta hasi vështirësi kundër Spalit, por djemtë e Gasperinit zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, duke rikthyer rezultatin dhe siguruar një trepikësh të artë për garën për një vend në Champions. Bergamaskët fituan 2-1 dhe janë ngjitur momentalisht në vendin e katërt me 38 pikë, në të njëjtën kuotë pikësh me dy ekipet romane.

Petanja shënoi në sfidën si “ish” shumë shpejt dhe kaloi Spalin në avantazh në minutën e tetë. Sulmuesi shfrytëzoi një kros të bukur të Kurtiç (një tjetër “ish”) dhe mposhti me kokë Etrit Berishën.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa vendasit nisën me një marsh më shumë të dytën. Iliçiç barazoi ndeshjen në minutën e 57-të. Zapata u nis bukur nga krahu i majtë dhe pasoi në zonë për sllovenin, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte. Atalanta nuk u ndal dhe 11-të minuta përpara fundit gjeti golin e fitores. I zakonshmi Duvan Zapata nuk gaboi nga brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe tifozët e pranishëm në ekstazë.

Goli i 16-të në kampionat për kolumbianin, i cili po shijon një formë të mrekullueshme. Berat Gjimshiti nuk u preferua nga trajneri dhe qëndroi në stol, ndërsa Atalanta ëndërron dhe vazhdon garën për një vend në katërshen e parë.

Në ndeshjet e tjera, Torinos i mjaftoi një gol për të mposhtur Udinezen, së cilës iu anulua një gol nga VAR-i në minutat e fundit, ndërsa De Paul kishte humbur një penallti më parë. Frozinone befasoi Sampdorian në shtëpi, duke marrë një fitore të artë për mbijetesën. Në ndeshjen e mesditës, Bolonja dhe Xhenoa u ndanë në barazim mes tyre, duke ndarë nga një pikë.

Atalanta-Spal 2-1
(Iliçiç 57’, 79’ / Petanja 8’)

Sampdoria-Frozinone 0-1
(Çiofani 25’)

Torino-Udineze 1-0
(Aina 31’)

Bolonja-Xhenoa 1-1
(Destro 17’ / Leragel 33’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online