Plas lufta në rrjetet sociale, Roma dhe Inter kalojnë ç’do limit

0

Prezantimi i Kevin Strotman te Marseja ishte ajo ç’ka filloi një “kacafytje” në rrjetin social “Twitter” midis Interit dhe Romës.Francezët i kërkuan një mendim Romës për përshtypjet e videos së prezantimit të Strotmanit. Verdhekuqtë e shfrytëzuan këtë gjë për t’u tallur me prezantimin që Interi i bëri mbrojtësit De Vrij, me videon ku holandezi aktronte si murator.

Më pas erdhi kundërpërgjigja nga klubi zikaltër, që “thumbuan” Romën për transfertën e dështuar të brazilianit Malkom. “Lufta” në rrjetet sociale është diçka që tifozëve italianë u shijon shumë, ndaj dhe punonjësit që menaxhojnë llogaritë e klubeve janë përherë të përgatitur për të ngacmuar rivalët sa herë të jetë konflikt.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.