AEK dhe Ajaks në Champions, Jang Bojs stërkëmbësh Dinamos së Zagrebit

AEK Athinë ka siguruar kalimin në grupet e Champions League, pasi ka barazuar 1-1 me Mol Vidi, kampionët e Hungarisë. Skuadra greke kishte triumfuar në takimin e parë në transfertë me rezultatin 2-1 dhe kështu që ka bërë tutje. Një ndeshje në të cilën 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ndërkohë që duhet thënë se vendasit ishin më kërkues dhe më të rrezikshëm.

Me fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli. U deshën vetëm tre minuta që AEK-u të fitonte një penallti dhe Mantolas nga pika e bardhë nuk gaboi. Gjithsesi hungarezët nuk u dorëzuan dhe rreth dhjetë minuta më pas shënuan me Nego. I harruar nga mbrojtja vendase, në një pozicion të dyshimtë jashtë loje, sulmuesi përparoi dhe përballë portierit u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Dhjetë minutat e fundit grekët luajtën me një lojtar më pak, pasi Lopez u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje pranë zonës. Gjithsesi rezultati 1-1 mbeti në fuqi deri në fund.

Dinamo e Zagrebit nuk ka mundur dot të shfrytëzojë faktorin fushë, pasi Jang Bojs ka arritur të fitojë 1-2 në Kroaci. Ndeshja e parë në Zvicër kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe verdhezinjtë me triumfin e regjistruar siguruan kalimin në grupet e Champions. Vendasit e nisën mirë ndeshjen, pasi Hajroviç vetëm pas shtatë minutash lojë shënoi me një goditje të saktë brenda zone.

Zviceranët janë më të qartë në lojë dhe krijojnë raste më të rrezikshme, por kjo iu shpërblye në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e Dinamos. Një penallti e diskutueshme solli golin e barazimit për Jang Bojs. Horau u tregua i saktë dhe shënoi. Dy minuta më pas, në të 66’, i njëjti lojtar realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Jang Bojs.

Ajaksi në Ukrainë gjithashtu ka festuar, edhe pse ka barazuar 0-0 me Dinamon Kievit. Një ndeshje e dominuar totalisht nga holandezët, që humbën edhe një penallti në pjesën e parë me anë të Tadiç, i cili goditi shtyllën dhe topi shkoi sërish në drejtim të tij dhe e preku, çka është faull. Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë në Holandë i kishe përcatktuar gjërat që në fillim dhe Ajaksi bëhet skuadra e parë pas shtatë vitesh që shkon në grupet e Champions League nga faza e “play-off”-it.

Champions League – Play off

AEK Athinë – Mol Vidi 1-1
Shënnues:
Mantolas 48’ (pen.) / Nego 57’

Dinamo Zagreb – Jong Bojs 1-2
Shënues:
Hajroviç 7’ / Horao 64’ (pen.), 66’

Dinamo Kiev – Ajaks 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online