Plani i Juventusit, dy mbrojtës për t’u “blinduar”

Juventusi kërkon të përforcohet në mbrojtje dhe po sheh elementë të rinj që të ofrojnë garanci për të ardhmen. Tashmë ka edhe emra konkretë lojtarësh që bardhezinjtë i duan. Në Itali sigurisht kampionët janë zgjedhje e parë për shumë futbollistë.

Gjithsesi për më të mirët duhet paguar, sikurse duhet bërë për Nikola Milenkoviç të Fiorentinës dhe Joakim Andersen të Sampdorias. Të dy të rinjtë po paraqiten mirë dhe kanë gjithë kohën e nevojshme përpara për t’u rritur dhe për t’u bërë kampionë.

Matijas de Ligt është lojtari tjetër që kërkohet, por për lojtarin e Ajaksit minimalisht duhen paguar 55 milionë euro. Ndryshon puna me serbin Milinkoviç. Nga Fiorentina mund të merret për 35 milionë euro dhe 20-vjeçari është një element që luan në disa pozicione të mbrojtjes.

Klubi vjollcë e ka blerë atë te Partizani i Beogradit për shumën e 5 milionë eurove dhe do derdhë te klubi serb edhe 10% të shumës së transferimit të radhës. Gjithsesi për Milenkoviç duhet thënë se konkurrenca është e madhe.

Sa i takon Andersen, i blerë për më pak se 2 milionë euro, Juventusi do të paguante edhe më pak. Danezi 22-vjeçar ka edhe tre vite kontratë me Sampdorian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *