Majk Tajson e nxorri në pension, legjenda e boksit synon hapësirën

Një legjendë boksi, pasi arriti gjithçka ambicioze që mund të realizohet në tokë, tashmë hedh sytë nga hapësira. Frenk Bruno zbuloi se ëndrra e tij e madhe është që të shkojë atje ku nuk ka qenë asnjëherë më parë, mes yjeve. Ish-kampioni I botës në peshat e rënda tha se do të prenotojë një vend në anijen kozmike “Virgin Galactic”, të Sër Riçard Branson.

I pyetur, se cilat mund të ishin 10 gjërat që do të dëshironte të bënte në “Listën e Dëshirave”, 56-vjeçari tha: “Dua të shkoj në hënë me anijen e re kozmike të Riçard Branson”. Bileta për një vend në raketën “VSS Unity” pritet të kushtojë afro 200 mijë dollarë. Sër Riçard njoftoi se anija e tij kozmike do të nisë udhëtimin në javët në vazhdim dhe se ka planifikuar që të marrë me vete turistë të cilët do të paguajnë biletën e shtrenjtë.

40-vjeçari Frenk Bruno, i cili ka fituar 40 nga 45 duelet e tij, u tërhoq nga boksi në vitin 1996, pasi u mposht nga Majk Tajson. Vetëm një vit përpara duelit me “Majkun e Hekurt”, në tentativën e katërt si sfidant, ai arriti të fitonte brezin e kampionit të botës në versionin WBC, përballë Oliver MekKoll. Një rezultat, të cilin e arriti vetëm në duelin e parafundit në karrierë. Vitin e kaluar, ish-kampioni i ringut mori licencën për tu bërë trajner boksi, ndërsa tashmë sheh drejt yjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online