Plaku: Ju tregoj problemet e Kukësit dhe Skënderbeut, Partizani ka diçka plus

Sebino Plaku është një nga lojtarët që është aktivizuar me shumë ekipe në Superiore. Mes tyre janë edhe Partizani e Kukësi, që sivjet rivalizojnë për titullin kampion. Më verilindorët ishte këtë verë në përballjet evropiane. I ftuar në emisionin “Kampionët”Vizion Plus ai ka folur për këto dy ekipe, si dhe për Skënderbeun e Teutën.

“Të them të drejtën, Partizani-Teuta ishte një nga pikat kulminante në kampionatit, mes dy ekipeve pretendente, pasi edhe Teuta ka bërë kampionat shumë të mirë. Në momentin që u bë favorite, ndryshoi pak situata. Sa duket ekipi pati më shumë presion dhe ishte më tepër në qendër të vëmendjes”, deklaroi mes të tjerash sulmuesi.

Më pas ai analizoi të kuqtë: “Partizani ka qenë me konstant, përjashto ndeshjet ndaj Skënderbeut. Partizani shoh që i ka marrë seriozisht të gjithë rivalët, nga ekipi më i dobët në letër e deri tek rivalët më të fortë të tij. Pastaj mesa kuptoj unë nga jashtë, shoh që ka edhe një lloj harmonie mes lojtarëve. Kjo është shumë e rëndësishme për të arritur objektivat sezonal”.

Sipas Plakut, Skënderbeu ka vuajtur finalizimin sivjet. Gjithashtu edhe golat e pësuar në ndonjë takim kanë bërë të veten. Kukësi? Presioni është ai që e penalizoi, sipas sulmuesi. “Skënderbeu është e kundërta e Partizanit dhe Teutës. Kanë bërë performance shumë të mirë, me lojëra cilësore, por nuk kanë arritur dot të marrin rezultate. Ishte një periudhë kur bënte 90 minuta shumë të mira, por nuk finalizonte dot. Jo vetëm kaq, por merrte gol në episode të shkëputura. Kukësi është tjetër situatë. Vuan statusin e skuadrës që duhet të fitojë kampionatin dhe po e shfaq këtë problem në fushë akoma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online