Pioli: Pati më shumë VAR se sa futboll, unë s’do i jepja penalltitë

Ndeshja midis Interit dhe Fiorentinës u mbyll në barazim 3 – 3. Momenti më i nxehtë i ndeshjes ishte penalltia e akorduar për Fiorentinën në minutën e fundit të takimit pas një prekje të topit me dorë të mbrojtësit të Interit Dambrosio.

Në fund të takimit trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli, deklaroi për “Sky Sports” se po të ishte në vend të arbitrit s’do akordonte asnjë nga penalltitë që fitoi secila skuadër.

“Ishte një ndeshje e mbushur me incidente. Pamë më shumë VAR se sa futboll. Të jem i sinqertë unë nuk do jepja asnjë nga penalltitë. Unë disa faulle me dorë nuk do i fishkëlleja kurrë, por i fishkëllejnë të gjithë, ndaj për ata janë të parregullt. Për mua lojtarët nuk duhet të qëndrojnë me duart pas shpine”.

“Në pjesën e parë nuk e mbajtëm avantazhin për aq sa duhej, megjithëse luajtëm më mirë se në pjesën e dytë. Një e mirë nga kjo ndeshje është se skuadra nuk dorëzohet kurrë. Kemi të bëjmë me një ekip që ka shumë lojtarë të rinj dhe i vetmi drejtim për ne është rritja e kjo vjen nga gjërat që mësojmë nga këto sfida”, tha Pioli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online