Pike i papërmbajtshëm, sherr me Vidal dhe Suarez: Mos më çaj…

Barcelona pësoi një humbje të papritur kundër Betisit në “Camp Nou”, me rezultatin 3-4. Katalanasit kishin shumë kohë pa pësuar katër gola në shtëpi, por vazhdojnë të kryesojnë me 24 pikë, një më shumë se treshja: Sevilja, Atletiko Madrid dhe Alavesh.

Humbja kundër ekipit andaluzian ka lënë shije të hidhur te Barça, që nuk iu gëzua në maksimum rikthimit të Leo Mesit nga dëmtimi. Kapiteni shënoi dy herë, por tre pikët shkuan për Betisin.

Vidal, Suarez, Pike

Siç citon “Superdeporte”, në dhomat e zhveshjes së Barcelonës ka patur zënka dhe ngritje zërash. Zherard Pike dhe Luis Suarez kanë debatuar mes tyre, me sulmuesin që u ankua për mungesën e një pasimi nga ana e mbrojtësit. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Pikesë, i cili është përgjigjur: “mos më çaj k… për një pasim”.

Por, jo vetëm kaq. Sipas kamerave të “Movistar”, Pike dhe Arturo Vidal kanë debatuar për një rast në fundin e takimit, çka mund të sillte barazimin e djemve të Valverdes. Vidal ka qenë fare i lirë, por Pike ka goditur vetë duke humbur rastin. “Nëse thua ‘e imja’, ta lëj, por nuk kam dëgjuar kurrë në jetën time fjalën ‘unë’”, janë fjalët e thëna nga mbrojtësi kundrejt mesfushorit kilen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online