Zguro humb ndeshjen “speciale”, kthehet Uilliam

Kukësi e luan ndeshjen e radhës kundër Kamzës dhe për trajnerin Armando Cungu do të kthehet i gatshëm braziliani Uilliam Kordeiro. I ndëshkuar me karton të kuq kundër Tiranës, anësori do të jetë në dispozicion të stafit dhe është padyshim një rikthim shumë i rëndësishëm.

Por sërish Kukësi nuk do të jetë i plotë. Vangjel Zguro do të duhet të qëndrojë pushim, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në takimin kundër Kamzës. I katërti për pogradecarin, që mungon kështu në takimin kundër ish-skuadrës së tij.

Mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë trajneri Cungu këtë situatë, pasi mbrojtësi Simo Rrumbullaku do të vijojë të mungojë. Alternativat nuk është se janë të shumta. Një opsion është zhvendosja e Cuculit në ta majtë, por mund të luajë aty edhe braziliani Uilliam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online