Pësoi humbjen më shokuese në historinë e klubit, Sarri: Jam ëndërrimtar!

Trajneri i Çelsit, Maurisio Sarri është në qendër të kritikave pas një muaji janar jo shumë të mirë të Bluve të Londrës. Humbja fillimisht me Arsenalin dhe më pas ajo humbje e turpshme kundër Bornemuthit kanë shtuar shumë kritikat kundrejt teknikut italian, i cili vazhdon të jetë kokëfortë dhe të kundërshtojë gazetarët.

Disfata e thellë 4-0 kundër Bornemuthit është humbja më e thellë në historinë e klubit dhe humbja tjetër e vetme me katër gola diferencë daton në vitin 1995, 5-1 përballë Liverpulit.

Sarri është kritikuar për stilin e lojës së tij, i njohur si “SarriBall”, por që nuk po jep sukses në Angli. Megjithatë, trajneri i Çelsit nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë dhe ka një vizion të qartë për të ardhmen e tij dhe të klubit: “Çelsi do të luajë vetëm me sistemin tim! Jam ëndërrimtar”,- u shpreh shkurtimisht Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online