Heroi i titullit në Kosovë “prangoset” nga kampionët

Merkato e Feronikelit ka nisur dhe klubi nga Drenasi ka bërë me dije se pjesë e tyre do të mbetet edhe për dy sezone Yll Hoxha. Anësori i djathtë, i cili në Kosovë po aktivizohet në mbrojtje, ka qenë sot në zyrat e klubit dhe ka firmosur kontratën e re. Diçka e tillë është njoftuar nga Feronikeli dhe lojtari. Mbrojtësi ishte vendimtar në finalen me Prishtinën, teksa shënoi golin e fitores dhe më pas ngriti titullin kampin.

Hoxha spikati në Superiore me Kukësin, duke ndihmuar shumë në kalimin e tre tureve në Europë me verilindorët që në sezonin e parë. Më pas ai është aktivizuar edhe me Flamurtarin, për të kaluar më pas te Vllaznia. Në Shkodër nuk shkuan gjërat mirë dhe Hoxha në janar të vitit 2016 nisi një eksperiencë të re në Kosovë me Feronikelin.

NJOFTIMI I FERONIKELIT – Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin. Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë. Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online