Përplasja me Radas dhe një batutë për “demat”, zbërthehet Batha

Flamurtari ka një ndeshje të vështirë të shtunën me Partizanin kryesues, ndërkohë që do tentohet të lihet pas shpine humbja e pësuar me Skënderbeun. Mesfushori Idriz Batha, në një prononcim të dhënë për RTSH, e ka pranuar se do të vinte momenti që të ndaleshin. Mungesa e Franc Veliut e penalizoi goxha Flamurtarin.

“Nuk mendonim asnjë nga ne se do i fitonim të gjitha ndeshjet. Nuk ka diferenca mes skuadrave në kampionat. Në këtë situatë na dëmton shumë qoftë edhe një mungesë. Ndodhi me Veliun diçka e tillë, pasi rotacioni ndikoi për keq. Nuk bëmë një ndeshje shumë të keqe, por nuk na eci”, shprehet fillimisht mesfushori.

Në Korçë ka pasur një përplasje mes tij dhe kroatit Marko Radas dhe për atë që ndodhi Batha shton: “Është ekzagjeruar në media, nuk ndodhi gjë. Radas më ofendoi nga familja. Nuk ndodhi ajo që u përfol pas ndeshjes. Nuk jemi nga ata që ikim me vrap apo që gjuajmë nga prapa shpine”.

Ndeshja e radhës me Partizanin është e veçantë për Bathën,  i cili në formë batute thotë që shpreson që të kuqtë të mos jenë shumë të impenjuar mes tyre. “Meqë e ka siguruar titullin, shpresoj të fitojmë ne dhe ata të mos jenë shumë të motivuar. Kjo ishte një shaka. Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, na duhet më shumë se ata”, u shpreh Batha në mbyllje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online