Nënkampioni i botës, Ivan Perishiç, ka qënë prej kohësh në shënjestrën e Mançester Junajtid. Ishte pothuajse e sigurt dhe të gjithë besonin se ai do të shkonte ne “Olld Traford”. Por, për habinë e të gjithëve, për të dytën herë kroati i thotë “jo” klubit anglez.
Edhe Murinjo është lodhur duke i shkuar nga pas dhe tashmë po hedh sytë nga një tjetër mesfushor, i cili madje është objektiv i Interit. Bëhet fjalë për lojtarin e Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal. Klubi gjerman e ka nxjerrë në shitje mesfushorin dhe Junajtid mund ta bëjë të tijin për 30 milionë euro.
Kjo shumë kërkohet nga Bajerni për shitjen e lojtarit dhe ana financiare nuk është problem për gjigantët anglez, të cilët mund të kënaqin si klubin, ashtu edhe lojtarin me një pagë te majme.
Gjithashtu edhe klubi i Interit kërkon shërbimet e kilianit, i cili ka një pagë vjetore momentalisht prej 7 milionë euro. Por, zikaltrit mund ta joshin me një kontratë 4-vjeçare. Burime të shumta thonë që ka dhe një “po” nga ana e Vidal në adresë të klubit italian, por të shohim nëse do të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve.