“I fundit i Mohikanëve”: në Korçë e presin, Flamurtari e Partizani nuk dorëzohen

Me muajin gusht në prag, dhe kampionatin që do të nisë në harkun e tre javëve, skuadrat e Kategorisë Superiore kanë nisur të marrin formë. Tashmë kanë mbetur vetëm ndonjë goditje “big” e minutës së fundit, ndërsa ka pak pikëpyetje rreth emrave të mëdhenj.

I tillë është Tefik Osmani, që duket se ka mbetur “I fundit i Mohikanëve”, nga lojtarët e Skënderbeut kampion, që ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen. Pas rikthimeve të Vangjelit, Radas apo Muzakës, në Korçë presin edhe 33-vjeçarin. Bisedimet e presidentit Takaj kanë qenë të vazhdueshme dhe lojtari duhej të paraqitej në klub prej së mërkurës.

Gjithçka u shty prej një viroze gripale, me Osmanin që pasi bisedoi me drejtuesit e Skënderbeut u kërkoi leje (dhe e mori) për tu paraqitur ditën e premte. Në Korçë janë optimistë se gjithçka është mbyllur dhe lojtari, i cili ka qenë një prej shtyllave të ekipit në sezonet e fundit do ti bashkohet grupit të drejtuar nga Orges Shehi. Gjithsesi, deri në momentin që Osmani nuk do të ketë hedhur firmën në kontratë, te Skënderbeu nuk duhet “të flenë mbi dafina”. Në Korçë e japin të kryer, por pa u formalizuar marrëveshja, askush nuk mund të jetë i qetë.

Flamurtari dhe Partizani nuk janë dorëzuar dhe vazhdojnë të provojnë ta joshin 33-vjeçarin me ofertat financiare, por edhe me projektet sportive. Problemi për këto dy klube lidhet me tifozët, si do ta presin ata lojtarin, edhe sepse si një personazh mediatik Osmani nuk i ka kursyer asnjëherë ngacmimet me rivalët. Një problem i kalueshëm, për aq kohë sa skuadrat mund të bëhen konkurruese. Për të patur sukses, edhe mbështetësit më të zjarrtë do të ishin gati të bënin një kompromis. Tefik Osmani është elementi i fundit, i çmuar i mbetur në merkato nga ata që e njohin mirë dhe e dinë si fitohet në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online