Mançester Junajtid vazhdon ndjekjen e Ivan Perishiç. Pas dy ofertave të para prej 36 dhe 39 milionë sterlinash te refuzuara me Interin që kërkon 48 milionë, “Djajtë e Kuq” po bëhen gati për ofertën e rradhës.
Mirëpo, drejtuesit zikaltër kanë propozuar marrjen në huazim të Antoni Marsial, për zhbllokimin e negociatave.
Megjithatë, vështirë se fituesit e Europa Ligës do të lënë francezin të largohet pas transferimit të Runit dhe dëmtimit e mundësive të pakta të mbajtjes së Zllatan Ibrahimoviç.
Veç kësaj nuk përjashtohet mundësia qe Interi ta mbajë Perishiçin, gjë që u tha dhe nga Sabatini dje, edhe pse lojtari e dëshiron shumë largimin.