Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri e ka pranuar hapur interesimin e “Topçinjve” për sulmuesin anësor të Interit, Ivan Perishiç. Numri një i skuadrës londineze ka folur sot për mediat britanike, ku fokusi kryesor ishte te kjo merkato, në të cilën Arsenali ka qenë skuadra që ka punuar më pak për të përforcuar skuadrën.
“Dëmtimet na kanë penalizuar dhe kemi humbur shumë futbollistë. Kam diskutuar me kreun e klubit dhe mund të them që do të marrim ose dy futbollistë, ose asnjë. Fokusi kryesor është të marrim një sulmues krahu, pasi Uellbek është një mungesë e madhe.
Po ashtu dhe Mikitarian është i dëmtuar, prandaj them se do të bëjmë të pamundurën të marrim një lojtar krahu. Perishiç? Po, na intereson. Siç do lojtar tjetër me aftësitë e tij”,- u shpreh Emeri.