Përgatitet dhurata e parë për Konten, Interi gati të befasojë

Drejtuesit e Interit po tentojnë t’i bëjnë dhuratën e mirëseardhjes Antonio Kontes. I preferuari mbetet Federiko Kieza. 21-vjeçari lajmëroi largimin e tij nga Fiorentina dhe e ardhmja do të jetë po në Serie A.

Klubi nga Firence nuk heq dorë nga kërkesa prej 70 milionë eurosh. Akoma nuk dihet nëse këto negociata do të udhëhiqen nga familja Dela Vale apo presidenti i ri, Roko Komiso. Megjithatë, zikaltrit shpresojnë që të përfshijnë ndonjë lojtar në tratativë, me qëllim uljen e çmimit të Kiezës.

Federiko Kieza

Edhe Juventusi është në garë prej kohësh për “yllin” italian, por Interi synon të mbyllë sa më shpejt akordin dhe të transferojë lojtarin ofensiv në Milanon zikaltër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *