70 milionë stadium dhe gjithçka nuk dini, Dervishi zbërthen “Arenën Kombëtare”

Arben Dervishi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, si dhe i njohur si inxhinier, ka “çmontuar” stadiumin “Arena Kombëtare”. Ai ka folur gjerë e gjatë në RTSh Sport për gazetarin Olsi Karagjozi, ndërkohë që ka treguar edhe ambientet e brendshme dhe shumë detaje interesante.

“Është bërë goxha punë, për një kohë të shkurtër. Vepra të tilla madhore duan kohë. Në fushën e ndërtimeve civile është nga objektet më të mëdha. Është stadium që i ka të gjitha gjërat e nevojshme, do funksionojë 24 orë. Do ketë stadium dhe atraksion”.

“Vështirësia më e madhe? Gjithçka nis te projekti, që është miks. Duhen ndërthurur të gjitha funksionet, edhe stadiumi, edhe hoteli dhe funksione të tjera. Është një projekt miks. Është me pesë yje, por nuk plotëson kapacitetin. Për hapësirën që kishim në dispozicion, nuk shkonim dot më shumë se 22 mijë. Bazamenti ishte më i dobët dhe kemi zbritur një kat më poshtë, çka ka kërkuar më shumë kohë”.

“Stolat do të jenë të kuq, është zgjedhje e arkitektit. Jemi munduar të plotësojmë kushtet e UEFA-s për ‘Broadcast’-in. TV-të që do transmetojnë duhet të kenë hapësirat për të shtrirë kabllot. Kemi pasur kontakte me televizionet, për të përcaktuar edhe pozicionin e kamerave”.

“Do të ketë hyrje emergjence për zjarrfikëset dhe ambulancat. Autobusët do të futen brenda, ka hapësirë të dedikuar për to. Edhe për të parkuar zyrtarët e ndeshjeve do të ketë një vend. Për ekipet ka një hyrje të vetme”.

“Ka dhoma zhveshje, dhoma arbitrash, dhoma anti-dopingu, zona e konferencave që zë 100 gazetarë. Ka dhomë edhe për zyrtarët e UEFA-s. Ka sallë për arbitre femra, ka ambient për të bërë analiza. Gjithashtu do të ketë edhe dhoma masazhi. Gjithashtu ka ambiente edhe për nxehjen, që i ka të gjitha kushtet. Ka edhe sallë force, gjithçka do jetë perfekt. Kushtet do të jenë optimale”.

“Nuk kemi bërë kopje, arkitekti ka bërë një projekt për ne. Ka përfunduar drenazhimi për një pjesë, shikohet që nuk ka më ujë në sipërfaqe, edhe pse ka rënë shi. Nuk do të ketë rrjeta për tifozët, vetëm një parapete xhami”.

“Muzeu? E çmontuam fasadën gur më gur dhe e kemi vënë sërish atë sipas pozicioneve fillestare. E kemi montuar nën mbikëqyrje të rreptë. Këtu do të ketë edhe muze, që do të jetë i hapur për tifozët. Hyrja për tifozët VIP do të jetë e njëjta sikurse kur është ndërtuar në fillim”.

“Stadiumi do jetë i mbyllur dhe jehona do të jetë e madhe. Kostoja finale nuk dihet, pasi ne japim vetëm 10 milionë euro dhe ofrojmë truallin, kurse pjesën tjetër e jep firma që po e ndërton me konçencion. Sa di unë, fatura ka shkuar rreth 70 milionë euro. Për ne shtatori është data kur stadiumi do të jetë gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online