Perez nën shënjestër: “Në katër muaj shkatërroi Spanjën e Realin”

Trajneri Hulen Lopetegui ka qenë shënjestra kryesore për krizën që ka përfshirë klubin e Real Madrid. Por, tani kanë filluar të dëgjohen kritikat dhe për presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili për të marrë Lopeteguin në stolin e klubit të tij, 71-vjeçari ktheu përmbys situatën në përfaqësuesen spanjolle vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Mark Krosas një ish-lojtar i Barcelonës reagoi më një postim në rrjetin social “Twitter”, ku shkroi: “A je në vete Florentino (Perez). Në katër muaj shkatërrove Spanjën dhe Realin më të mirë në histori.

Situata ka shkuar në një pikë kritike me Realin që renditet i 9-i në tabelën e La Ligas. Loja e skuadrës lë shumë për të dëshiruar dhe të paktë janë ata tifozë që besojnë se Reali mund ta kthejë situatën në gjysmën e dytë të sezonit siç ka bërë në vitet e shkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online