Penalltia që vrau PSG-në, edhe UEFA dakord me vendimin e gjyqtarit

Ndeshja mes PSG-së dhe Mançester Junajtid u luftua deri në sekondat e fundit të sfidës. Me rezultatin 2-1, ishin vendasit francezë ata që do të kualifikoheshin, por një penallti e shndërruar në gol në sekondat e fundit të takimit vendosi gjithçka dhe Mançester Junajtid avancoi më tej.

Lojtarët, tifozët, stafi dhe klubi i PSG-së nuk ishin aspak dakord me vendimin e gjyqtarit për të akorduar atë penallti, pasi ishin të bindur se dora e Kimpembe ishte e pavullnetshme dhe devijimi i topit nuk ishte aq vendimtar sa për të dhënë 11-metërsh.

Rrjetet sociale u pushtuan nga postime të tifozëve francezë, që e quanin UEFA-n të korruptuar dhe arbitrat të padenjë për të drejtuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Vetëm Qeveria e Futbollit ka reaguar për penalltinë në ndeshjen mes PSG-së dhe Mançester Junajtid, ku ka mbrojtur arbitrin e tyre.

Kimpembe ishte shumë larg topit dhe hapja e duarve të tij ka zënë më shumë hapësira para topit të goditur dhe sipas rregullave të reja, është penallti e padiskutueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online