Pa arbitër dhe penallti e gjuajtur jashtë, Tirana-Korabi ndahen në paqe

Ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Korabit është mbyllur në barazim 1-1. Të dyja skuadrat shfrytëzuan shtyrjen e kampionatit për të luajtur këtë ndeshje miqësore. Të dy trajnerët nuk i kursyen titullarët dhe aktivizuan formacionet e tyre më të mira.

Tirana ishte dukshëm superiore në qarkullimin e topit dhe në rastet e krijuara, ndërsa Korabi priste të godiste me kundërsulme. Maveje i dha avantazhin Tiranës në minutën e 20’ të takimit, duke shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone.

Gjatë pjesës së parë, nuk pati shumë raste të pastra për të shënuar. Në të dytën Korabi filloi të shtyjë më përpara, por rrezikuan të pësonin dhe golin e dytë. Një vendim i gjyqtarit për këtë sfidë acaroi jo pak ndeshjen.

Pjesëtari i stafit të Tiranës, në rolin e arbitrit, akordoi penallti për bardheblutë në minutën e 71’. Lojtarët e Korabit u acaruan shumë dhe kjo gjë bëri që Mema t’i kërkonte Halilit ta gjuante jashtë.

Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi Skuka barazoi sfidën. Një gabim i portierit bardheblu shfrytëzohet mirë nga sulmuesi i Korabit, i cili me golin e tij vendosi dhe rezultatin final të sfidës.

EPISODET

74′ – Një top i kthyer prapa te portieri i Tiranës, i cili e mban topin më shumë seç duhet dhe Skuka përfiton. Topi i goditur në trupin e sulmuesit kthehet drejt rrjetës, për të vendosur rezultatin e sfidës 1-1

71′ – penallti, Halili u rrëzua në zonë. Pati protesta nga lojtarët e Korabit, trajneri Mema u kërkon ta gjuajnë jashtë lojtarëve të tij.

20′ – Maveje merr një pasim të bukur nga Hasani dhe godet me të parën. Gjuajtja e mesfushorit nga jashtë zonë shkon në cepin e largët të portës, duke mposhtur portierin Birja.

MIQËSORE

TIRANA – KORABI   1-1
Maveje 20’ / Skuka 74’

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Maveje, Hasani, Kobina, Greca, Ngo Trajner: Ardian Mema (Lika, Daja, Muça, Atinga, Cake, Doka, Qilimi, Dingu, Stafa, Goxha, Halili)

Korabi: Birja, Koçi, Kalluci, Doçi, Dishaj, Karaj, Dida, Lika, Osmani, Hoxha, Skuko Trajner: Dorian Bubeqi (Mehidri, Muça, Reçi, Bogdani, Lala, Hysi, Trimi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online