Panik tek Atletiko: Dëmtohet mbrojtësi, në rrezik sfida kundër Juventusit

0

Atletiko e Madridit po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 12 marsit kundër Juventusit. Djemtë e Simeones do tëp resin nesër në shtëpi Leganesin për llogari të kampionatit, përpara se të përballen në Torino kundër bardhezinvje.

Një dëmtim ka shqetësuar kampin  e Atletikos gjatë ditës së sotme. Diego Godin, kapiteni i ekipit dhe shtylla e mbrotjes, ka pësuar një goditje në këmbën e djathtë. Uruguaiani, autori I goli të dytë në fitoren 2-0 kundër Juves në ndeshjen e parë, do të mungojë nesër dhe është në rrezik për sfidën e kthimit në Champions.

33-vjeçari do të kryejë në orët e ardhshme disa kontrolle të tjera, por prania e tij në sfidën e kthimit kundër kampionëve të Italisë është në dyshim të madh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.