Penalltia, prapaskena me Hoxhën dhe Hebaj: Olsi Rama i zbulon të gjitha

“Mos e prishni traditën, pasi kam thënë që flas vetëm kur humbasim (qesh)”. Këto ishin fjalët e para të Olsi Ramës, Drejtorit të Përgjithshëm.  Komenti i radhës ishte për përmbysjen në derbi dhe për të skuadra tregoi karakter me atë që bëri.

“Kjo përmbysje tregoi që përbëjnë një grup të mrekullueshëm, që kanë karakter dhe japin gjithçka në fushën e lojës. Madje arrijnë të përmbysin edhe një ndeshje specifike siç është derbi. E merituam plotësisht fitoren”.

Më tej ai flet edhe për rëndësinë e fitores dhe ecurinë e skuadrës: “Është një hap më tepër për ndërtimin e një skuadre solide jo vetëm për këtë kampionat, por edhe në të ardhmen”.

“Hebaj mund të konsiderohet blerje? E kemi përsëritur vazhdimisht që ne i kemi lojtarët dhe punojmë me ata që kemi. Nuk është vetëm Hebaj, ka edhe të tjerë. Luajti edhe Çinari që nuk ka shprehur ende potencialin e tij përsa iu përket mënyrës së lojës. U aktivizua edhe Kote, Mala kaloi mbrojtës i djathtë. Kemi një ekip që ka një potencial që ende nuk e ka treguar”.

Gjykimi? Nuk merrem me episode dhe ia fal penalltinë arbitrit pa asnjë problem. Janë elementë të lojës që edhe gabohen, edhe pse ai ishte moment i qartë që shihej edhe nga tribuna. Më tepër më shqetëson dinamika e lojës dhe mënyra e ndërprerjes së lojës. Megjithatë në dhomat e zhveshjes edhe lojtarët nuk kishin asnjë problem me atë gjë. Ata thanë se do të futen në lojë për të fituar. E treguan më pas”.

PROBLEMET JASHTË FUSHËS – “Kemi treguar me fakte që nuk kemi frikë nga asgjë. Dimë të përballojmë, ose tentojmë të përballojmë çdo lloj situate. I referohemi rastit të Albanit, i cili e ka treguar edhe herë të tjera se çfarë vlerash ka për skuadrën. Ishte përqendrimi i tij në stërvitje, dëshira e tij për të qenë në derbi, dëshira e shokëve për të pasur atë në lojë dhe e tregoi në fushë”.

“Shiriti i kapitenit? I takon ekipit, ne kemi bërë një votim në fazën përgatitore. Belica është një nga kapitenët e ekipit. Personalisht nuk kam asnjë preferencë, mund të jetë Belica, Telushi, apo Trashi. Janë të gjithë lojtarët që janë liderë brenda grupit, në mënyrën e tyre. Shiriti masë ndaj Albanit? Është çështje që lihet për t’u diskutuar brenda grupit. Jemi të gëzuar që fituam derbin, pesë vjet rresht që fitojmë. Djemtë kanë të drejtë të festojnë dhe të shijojnë këto dy ditë pushim. Ta festojnë Pavarësinë dhe Çlirimin me vonesë, por nuk kemi çfarë bëjmë. Puna është e para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online