Gëzimi dhe dëshira e Hilës: Dominuam 90 minuta, derbin e radhës dua të shënoj

Ardit Hila ka folur pas ndeshjes së fituar kundër Tiranës, duke shprehur gjithë lumturinë dhe emocionet e tij. Fitorja e dytë në po kaq derbe për mesfushorin e kuq, ndërsa Hila bën thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë.

Ndeshja e radhës është kundër Teutës, kundërshtari është i vështirë, por Partizani do të kërkojë fitoren dhe vazhdimësinë. Hila nuk e përmend fjalën titull, por jep recetën e duhur për të arritur te fitimi i tij.

FITORJA – “Normalisht që jam shumë i kënaqur, pasi është një derbi që i ka të tria rezultatet dhe arritëm të fitojmë me kthim rezultati. Kjo gjë na jep shumë besim për të vazhduar përpara.”

FRIKË NGA HUMBJA? – “E dominuam lojën për 90 minuta. As unë dhe askush nga çunat nuk kishin frikë se do e humbitnim, sepse kemi besim në vetën tonë. Çdo gjë shkoi shumë mirë. Një derbi me përmbysje të shijon pa masë, siç e patë dhe vetë nga festimet në fushë dhe dhomat e zhveshjes. Është një emocion shumë i madh. Gega? Si çdo trajner besoj se është shumë i kënaqur me ekipin e tij.”

TEUTA – “Pas derbit ekipi kalon si në eufori, por jemi të vetëdijshëm që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Teuta ka bërë një kampionat shumë të mirë këtë vit. Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë që i ka tre rezultatet, por ne shkojmë për 3 pikë.”

DY DERBE DY FITORE – “E vërtetë, dy fitore. Një emocion shumë i madh, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe në derbet e radhës dhe shpresoj që të shënoj.”

TITULLI – “Në 90 minuta nuk u dorëzuam. Shpresoj që ndeshjen e radhës të Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm  dhe të mos ulim kokën, edhe pse shënuam. Duhet të mos dorëzohemi, deri kur arbitri të mbyllë ndeshjen.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online