Dembele ka nevojë për roje, Vidal me mision

0

Që kur u transferua nga Dortmundi në Spanjë verën e vitit 2017, Usman Dembele nuk ka mundur asnjëherë të ngjitet në nivelin e pritshmërive dhe të shkëlqejë si në Bundesligë. Përveç kësaj, kampioni i botës ka qenë problematik edhe me sjelljen e tij, aq sa është pezulluar për një periudhë nga trajneri Valverde, për shkak se e zuri gjumi dhe nuk shkoi në stërvitje.

Bëhet fjalë për një lojtar që ka kushtuar mbi 100 milionë euro, ndaj Barça nuk e braktis dot dhe tashmë ka vendosur t’i caktojë një roje, që është Arturo Vidal.

Kiliani është futbollist me eksperiencë të madhe, ka pasur edhe ai probleme në të shkuarën në klubet ku ka luajtur dhe e di mirë si funksionon kur je i ri, i talentuar dhe milioner.

Te Barcelona Vidal respektohet nga gjithë shokët e ekipit, pasi është një person i qetë, por me karakter të fortë dhe nuk krijon probleme në skuadër.

Spanjollja “Sport” shkruan se tashmë Vidal do të jetë për detyrë të kujdeset për Dembele, duke e këshilluar dhe duke qenë në një farë mënyre roja e tij personale, për ta mbajtur nën kontroll.

Nëse ia del, Vidal do të justifikojë plotësisht pagën e tij të rëndësishme, edhe nëse nuk luan rregullisht.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.