Gjatë muajve të verës, Benzhamin Pavard ishte shumë pranë kalimit te Bajerni i Mynihut. Drejtuesit e klubit të Shtutgartit nuk lëshuan pe dhe transferimi nuk u realizua. Mediet gjermane kanë shkruar se drejtuesit e Bajernit nuk kanë hequr dorë dhe duan të sigurojnë medoemos firmën me francezin, por një deklaratë e sotshme e Niko Kovaç ka ndryshuar krejtësisht situatën.
“Mund të them se ai është një lojtar shumë cilësor. Por ne kemi tre qendërmbrojtës. Ku qëndron logjika nëse i shtojmë skuadrës një të katërt ose të pestë”, tha tekniku kroat, teksa u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një transferim të Pavard në merkaton e janarit.
Mbrojtja ka qenë një ndër repartet më të dobëta të Bajernit në këtë fillim sezoni. Bavarezët kanë pësuar 18 gola në 14 ndeshje të Bundesligës, duke qenë kështu mbrojtja e gjashtë më e mirë e Bundesligës.