Milani është gjithnjë e më afër Angel Korreas. Shitja e Andre Silvës te Monako i mbush arkat e kuqezinjve me 30 milionë euro. Corriere dello Sera raporton se argjentinasi është entuziast për transferimin në Milanelo dhe ka gjetur akordin ekonomik me klubin e famshëm italian.
24-vjeçari aktivizohet në të gjitha rolet e repartit ofensiv dhe Xhampaolo e dëshiron me insistim për ta vendosur përkrah Kristof Piatek. Nesër është programuar një takim midis drejtuesve të Milanit dhe Atletiko Madrid, ndërsa akordi përfundimtar pritet të arrihet mbi bazën e 38 milionë eurove.
Djali nga Rozario është pjesë e “Colchoneros” prej vitit 2015, vit në të cilin la San Lorencon për t’u transferuar në La Liga. Korrea numëron edhe 12 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Argjentinës, aty ku ka shënuar edhe dy gola.