E pathëna e Uest: Firmosja kontratat pa i lexuar, një ditë desh i vura flakën Okserit!

Taribo Uest është një nga futbollistët më të famshëm të fundviteve 90-të. Mbrojtësi nigerian kujtohet më shumë për modelin e tij të veçantë të flokëve, sesa kualitetin e ofruar në fushën e blertë.

Ish-lojtari i Interit (provoi dhe një eksperiencë të shkurtër me Milanin) ka zbuluar një detaj interesant dhe të çuditshëm. Afrikani i firmoste kontratat pa e ditur përmbajtjen e saj. Njëherë u “detyrua” t’i lexonte nenet e kontratës së firmosur me francezët e Okserit dhe surpriza ishte tepër e hidhur. Më pas kalimi tek Interi dhe vesi triumfoi përsëri…

KONTRATA – “Kam luajtur falas për Okserin. Kisha një kontratë 5-vjeçare, por nuk i dija kushtet dhe përmbajtjen e saj. Pas vitit të tretë më kërkuan Arsenali, Juventusi, Reinxhërsi dhe Sevilja. Takova trajnerin dhe i thashë se dua të largohem, por ai më kërkoi të ulem dhe më bëri të lexoja kushtet e kontratës me Okserin. Aty i pashë detajet e kontratës që kisha firmosur. Shokët e mi të repartit fitonin 120 mijë franga, ndërsa unë 3 mijë. Doja t’i vija zjarrin Okserit atë ditë. Menjëherë mora në telefon agjentin tim, i cili po zbavitej në Senegal.”

INTERI – “Një ditë u takova me trajnerin pas stërvitjes. Aty ishte dhe një menaxher, i cili më tregoi për interesimin e 5 klubeve: Arsenal, Juventus, Reinxhërs, Sevilja dhe Inter. Ai filloi të fliste në telefon me Interin, që ishte dhe destinacioni i radhës. Rashë dakord dhe firmos kontratën me zikaltrit, por po e ditur dhe njëherë përmbajtjen e saj.”

Diego Simeone, Ronaldo dhe Taribo Uest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online