VIDEO | Çfarë pritje nga tifozët, Senegali ndihet “fitues”!

Senegali zhvilloi një Kupë Afrike fantastike, por dështoi në finalen e madhe. Djemtë e drejtuar nga Ali Cise u mposhtën nga Algjeria, që iu fal një gol me fat të shënuar në minutën e tretë.

Luanët afrikanë luftuan deri në fund, dominuan, mbyllën Algjerinë në zonën e saj, por goli i barazimit nuk erdhi. Trishtim i madh te lojtarët dhe stafi teknik, por jo te tifozët. Ata ndihen krenar për paraqitjen e heronjve të tyre, të cilëve ju kanë dhuruar një pritje fantastike.

Kjo ishte hera e dytë që Senegali dilte në finalen e Kupës së Afrikës. Në vitin 2002 u rrëzuan në finale përballë Kamerunit, ndërsa tani nuk ia dolën përballë Algjerisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online