Juventusi i ka ndaluar të gjitha lëvizjet në merkato. Mungesa e një trajneri duket se po e lë mbrapa klubin italian. Mauricio Sarri dhe Pep Guardiola janë dy emra, që përfliten për t’u vënë në krye të stolit të kampionëve përtej Adriatikut. Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i “Zonjës” duket i qetë dhe nuk e merr me ngut çështjen e trajnerit. Ndërkohë, pohon se nuk pritet të ketë lëvizje në merkato pa ardhur tekniku i ri.
“Ne kemi një listë trajnerësh për të vlerësuar. Duhet t’i kemi idetë e qarta dhe po punojmë për këtë. Nuk mund të zbuloj më shumë, por çdo gjë është në rregull. Sarrin e ka marrë malli për Italinë? Ka thënë një të vertetë të madhe. Këtu ushqimi është shumë i mirë. Atë nuk e duan fansat? Nuk e kam dëgjuar diçka të tillë, nuk e di. Komunikim me Kiezën? Po presim për trajnerin e ri dhe më pas do e shohim situatën e tij. Pogba? E thashë, presim trajnerin”, u shpreh Fabio Paratiçi.