Paraqitja e Balliut, në Francë e krahasojnë me portugezin Pepe

Mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu është një nga lojtarët më të vlerësuar në ligën e dytë franceze dhe me skuadrën e Metz, po bën një sezon shumë të mirë deri më tani.

Në takimin e djeshëm në transfertë përballë Orleans, Metz mori një fitore shumë të rëndësishme 0-1, sfidë ku Balliu luajti 90 minuta. Por nuk ishte një paraqitje e mirë për mbrojtësin kuqezi dhe gjëja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte loja e ashpër që bëri ndaj kundërshtarëve.

Balliu u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 14-të të takimit dhe në shumë raste, i shpëtoi kartonit të kuq, duke u “falur” në një farë mënyre edhe nga gjyqtari kryesor.

Balliu u vlerësua me notën 6 në përfundim të takimit, por shumë tifozë në rrjetet sociale nuk ishin aspak të kënaqur me ndeshjen që zhvilloi shqiptari, madje disa e krahasuan me ish-mbrojtësin e Realit, Pepe, i cili njihet në tërë botën si një mbrojtës i ashpër dhe që ka një marrëdhënie të mira me kartonët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online