Egnatia fton Albpetrolin në miqësore, Sinella në vëzhgimin e parë të skuadrës

Sot në orën 11:00, Egnatia do të luajë miqësoren e parë në drejtimin e trajnerit të ri Bledar Sinella, ndërkohë që e ka nisur procesin stërvitor në datën 4 janar. Në këtë periudhë një javore përgatitore, Sinella konfirmon për SportEkspres.com se, nisur nga kushtet e rënduara atmosferike skuadra është përgatitur në fushë me bar sintetik, aty ku edhe sot do të luhet miqësorja me Albpetrolin e Patosit.

“Në këtë javë përgatitje skuadra i është përgjigjur me korrektesë programit dhe mbetem i kënaqur me atë që kanë dhënë të gjithë futbollistët në këto ditë stërvitore. Sot me Albpetrolin do të shohim gjendjen reale të skuadrës, njëherësh do të vëzhgohen më konkretisht edhe të ardhurit gjatë këtyre ditëve: Bakalli, Troka dhe Vogli”, kështu theksoi Sinella, i cili sot e ka premierën e parë në stolin e Egnatias.

Skuadra e Rrogozhinës renditet në vendin e 3-të me 25 pikë në Grupin B të Kategorisë së Parë, dhe duke qenë në synime për ngjitjen në Kategorinë Superiore, këto përgatitje dimërore dhe afrimet do të qartësojnë gjendjen reale dhe përshtatjen e lojtarëve në fushën e lojës.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online