Tiago Silva është një ndër lojtarët, i cili për aq kohë sa ishte pjesë e Milanit, u shndërrua në një simbol për klubin dhe për tifozët. Gjithsesi, braziliani e vijoi karrierën e tij në Francë, me PSG, ku dhe luan aktualisht. Gjithsesi, së fundmi mbrojtësi ka folur për mediat italiane, në lidhje me Supërkupën e Italisë, e cila do të luhet nesër midis Juventusit dhe Milanit.
34-vjeçari ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të ekipit kuqezi, si dhe për Gonzalo Higuain dhe afrimin e ri, Lukas Paketën. Ndër të tjera, Tiago Silva tregoi dhe ekipin për të cilin bën tifo, si dhe për finalen e mundshme të UEFA Champions League këtë sezon, ku sipas brazilianit Juventusi shihet si rivali më i fortë.
“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe shpresoj që të fitojë Milani. Higuain ka cilësi të pabesueshme dhe shpresoj që, te jetë i përqendruar për të mundur Juventusin dhe fituar këtë trofe që do të jetë thelbësore për besimin e grupit.
Paketa? Është një lojtar që ka shumë personalitet dhe shumë besim në vetvete. Kur gjërat shkojnë mirë është më e lehtë për lojtarët, edhe pse fanella e Milanit është e rëndë.
Kristiano Ronaldo?Ishte pikërisht ai që i mungonte Juventusit. Është një lojtar që ka fituar shumë dhe ka ende dëshirë për të fituar. Ne duhet të falënderojmë Ronaldon për mënyrën se si ai e kupton futbollin dhe se si ai luan.
Finale Juventus-PSG? Ne mendojmë kështu, sepse Juve ndihet më e fortë dhe është një nga favoritët. Gjithashtu, kanë përvojë dhe një Ronaldo më shumë, ne shpresojmë ta takojmë në finale”.