Vjen edhe njoftimi, tjetër largim nga Kamza

Kamza ka bërë disa largime deri më tani, ndërkohë që në mënyrë zyrtare tashmë njoftohet edhe largimi i portierit Mario Kirev. Bullgari u afrua në fund të merkatos së verës, por u penalizua edhe nga rregullorja që lejon vetëm katër të huaj të aktivizohen në ndeshjet e Superiores.

“KF Kamza bën të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale me portierin Mario Kirev. Klubi i uron suksese lojtarit në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e Kamzës. 

Më parë në klubin periferik të kryeqytetit është afruar portieri Elidon Selaci, i cili do të jetë alternativa e portierit Ilir Avdyli në vazhdim. Sa i takon largimeve, Frashëri dhe Roloviç janë dy largimet më me peshë deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online