Besa “blindon” mbrojtjen, Egnatia merr një sulmues

Besa do Superioren dhe për këtë drejtuesit klubit kanë bërë disa lëvizje në merkato, madje duke marrë lojtarë me eksperiencë edhe në Superiore. Dy të parët që afruan në Kavajë ishin Efijong Ejoh dhe Sokol Mziu, ky i fundit specialist në ngjitjen e ekipeve në elitë.

Së fundmi është afruar edhe Ervis Çaço, i cili do të mbulojë linjën e djathtë të prapavijës. Për mbrojtjen nga Burreli është marrë Sadush Danajn. Lezhjani luan në qendër dhe në të shkuarën ka luajtur edhe në elitë me Vllazninë, Laçin dhe Tërbunin.

Veç Besës, edhe Egnatia e vendit të tretë ka bërë një përforcim të rëndësishëm. Rrogozhinasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin Armand Pasha, i cili pjesën e parë të këtij kampionati ka qenë te Besëlidhja.

Vetëm katër ndeshje ka luajtur këmbëshpejti i sulmit dhe ka realizuar dy herë. Pasha ka spikatur më së shumti tek Erzeni, ndërkohë që ka luajtur edhe me Laçin, Teutën dhe Besën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online