Paketa nuk vjen i vetëm, në Milano transferohet dhe i vëllai

Lukas Paketa ishte transferimi i parë i Milanit për merkaton e janarit. Një kalim, që ishte zyrtarizuar muaj më parë, ku nga braziliani pritet shumë. Disa ditë më parë, 21-vjeçari u prezantua, si dhe ka nisur stërvitjen me grupin, teksa debutimi i tij pritet të jetë në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit.

Gjithsesi, Paketa duket se nuk ka ardhur i vetëm në Milano, pasi edhe vëllai i tij Mateus Paketa, është në provë tek ekipi i Monzës, që si president ka Silvio Berluskonin. Sipas asaj që raporton “Milan neës”, 23-vjeçari Mateus do të bëhet lojtari më i ri i Monzës, ku do të ketë pranë edhe vëllain e tij të vogël Lukas.

Mateus, ka qenë lojtar i Avait në Serinë B braziliane. Nuk është hera e parë që në Milano, do të jenë dy vëllezër, ku mjafton të kujtojmë rastin e Rikardo Kaka, i cili solli Digaon te Milani, por edhe Xhixho Donaruma, i cili e ka aktualisht të vëllain në ekipin kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online