Pakënaqësia për ngjarjet e fundit, mesfushori mendon largimin nga Milani

Konflikti midis Frenk Kesit dhe Lukas Biljas padyshim që shkaktoi shumë polemika në kampin e Milanit, pavarësisht se të dy lojtarët dolën së bashku, duke folur për mediat pas përfundimit të derbit ndaj Interit.

Një ditë më parë, Milani mori vendimin që t’i dënojë me nga një gjobë të dy lojtarët, por me sa duket afrikani nuk e ka pritur mirë vendimin që kanë marrë drejtuesit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, thuhet se mesfushori po mendon për një largim nga “San Siro” në merkaton e verës.
Interes për 22-vjeçarin ka pasur shumë nga Premier Liga, me Totenhemin dhe Arsenalin që janë shfaqur të gatshme për të ofruar deri në 40 milionë euro. Gjithashtu, nuk përjashtohet edhe një futje e Çelsit në garë, me këta të fundit që do të përdornin edhe kartën Bakajoko për të mbërritur te Kesi.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të shkojë marrëdhënia mes klubit kuqezi dhe futbollistit afrikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online