Paguan 40 milionë euro për të, Arsenali largon shqiptarin

Skuadra e Arsenalit është futur në revolucion total që nga ardhja në krye të pankinës së trajnerit spanjoll, Unai Emeri. Ky i fundit synon të marrë në skuadër lojtarët e tij, duke larguar disa nga futbollistët që janë aktualisht te “Topçinjtë”.

Sipas burimeve pranë klubit londinez, mësohet se Mustafi do të jetë lojtari i parë që do të largohet. Emeri i ka dhënë mundësinë shqiptarit ta bindë, duke e aktivizuar në shumë ndeshje, por mbrojtësi nuk ka bërë ndeshje të mira. Kjo gjë ka bërë që Emeri t’ia komunikojë drejtpërdrejt lojtarit me nënshtetësi gjermane se nuk bën pjesë në planet e tij.

Si pasojë, Mustafi ka vënë në lëvizje agjentin e tij për t’i gjetur skuadër, me 26-vjeçari që me shumë gjasa do të rikthehet në Serie A. Nga shitja e tij, pritet që Arsenali të përfitojë 25 milionë euro, plot 15 milionë euro më pak sa shpenzuan për ta marrë nga Valencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online