Pacquiao hap sondazh në “Twitter”: Tifozë zgjidhni kundërshtarin e radhës

Manny Pacquiao është i pandashëm nga bota e boksit edhe pse i ka kaluar të 40-at. Legjenda e filipinase nuk është më ai dikurshmi, por çuditërisht vazhdon të mbetet një ndër 10 boksierët më të mirë në qarkullim në divizionin “welterweight” (deri në 66.7 kg).

Së fundmi Pacquiao ka hapur një sondazh për fansat e tij në “Twitter”, ku fton tifozët e tij të përzgjedhin kundërshtarin e tij të radhës. Katër opsionet janë: 1.Floyd Mayweather, 2.Keith Thurman, 3.Danny Garcia, 4.Shawn Porter.

Ashtu siç dhe pritej, shumica e votuesve kanë përzgjedhur Floyd Mayweather me mbi 75% të votave. Boksieri amerikan është tërhequr prej më shumë se një viti e gjysmë nga boksi, por në këtë rast vlen shpreha “të gjithë e kanë një çmim”. E ardhmja do të tregojë nëse drejt Mayweather do të vijë një ofertë që ta bind për të veshur sërish dorezat e të rikthehet sërish në ring kundër filipinasit të cilin e mundi në vitin 2014, pas një dueli që arkëtoi një shumë rekord prej 300 milionë dollarësh, shumë që akoma nuk është kaluar nga asnjë event boksi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online