Besa ul me këmbë në tokë Kastriotin, Ndreca shënon nga goditja e këndit

Kastrioti, që në kampionat mposhti Tiranën që nuk thyhej prej javësh, është mundur në miqësoren që zhvilloi sot kundër Besës në Kavajë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani.

Verdhezinjtë e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt me qendërmbrojtësin Sadush Danaj. Pesë minuta nga fundi Besa fitoi edhe të drejtën e gjuajtjes së një 11-metershi. Mesfushori Donald Mëllugja u tregua i saktë.

Krutanët u kundërpërgjigjen me anë të mbrojtësit të majtë Edison Ndreca. Nga këndi ai e dërgoi topin drejt e në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e ngushtë 2-1. Pas pushimit trajnerët bënë lëvizjet e tyre, që nuk prodhuan ndryshim në rezultat.

Miqësore – E shtunë, më 23 mars, ora 14:00
Besa-Kastrioti 2-1
Shënues:
Danaj 14’, Mëllugja 40’ (p) / Ndreca 45’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online