Pabesi nga Instagrami, Kanselo ka një problem me Alegrin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Raporti midis Zhoao Kanselos dhe trajnerit Masimiliano Alegri mund të ketë pësuar një krisje të fortë. Trajneri livornez e la në stol mbrojtësin në ndeshjen e çerekfinales së Champions-it ndaj Ajaksit, ku i besoi vendin në formacion bashkëkombësit të tij Matia De Shiljo.

Së fundmi një veprim i futbollistit portugez në rrjetin social “Instagram” lë pak vend për dyshime për situatën e tensionuar midis palëve.

Kanselo ka pëlqyer një koment të bërë nga një përdorues, i cili shkruante “Alegri Out” (Alegri jashtë). Lajmi ka bërë bujë në mediet italiane, ndërsa ende nuk ka një reagim nga ana e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *