Vetëm 20-vjeç dhe Mbape është në majën e botës. Sulmuesi francez ka shënuar 31 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ka fituar Kupën e Botës me Francën, kampionatin dhe Kupat e Francës me PSG-në, çmimin “Golden Boy” në botërorin e “Rusi2018” dhe shumë trofe të tjerë. Edhe pse në moshë shumë të re, Mbape duket se ka një jetë që luan futboll dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë, si dhe kandidati kryesor për të dominuar futbollin në vitet e ardhshme.
PSG e bleu për 180 milionë euro nga Monako dhe u duk si një investim i çmendur për një 18-vjeçar asajkohe, por është kampionët e Francës ata që po qeshin të fundit. Tashmë, Mbape konsiderohet i pashitshëm dhe vlera e tij në treg i kalon dukshëm 200 milionë eurot. Kjo shumë vështirë se mund të paguhet nga ndonjë skuadër.
Megjithatë, Reali i Madridit është gati të paguajë, pasi Zinedin Zidan e ka objektiv të parë yllin francez. Mediat spanjolle e kanë zbuluar: Reali ka bërë gati 240 milionë euro për të siguruar kartonin e Mbape. Presidenca e PSG-së nuk ka ndërmend ta lërë të lirë 20-vjeçarin, por mbetet për t’u parë sesi do të jenë zhvillimet për këtë transferim.