Olmo i shkel syrin Milanit: Momenti për ndryshim

Dani Olmo është një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së re të Spanjës. 21-vjeçari i rritur në “La Masia” dhe transferuar më pas në Kroaci te Dinamo e Zagrebit ka mrekulluar gjithë klubet e mëdha evropiane. Barcelona, Junajtid, Milan e klube të tjera kanë shfaqur interes për talentin e “Furisë së Kuqe”.
Mediet evropiane raportojnë se Junajtid është gati të japë 40 milionë euro për Olmon. Dinamo e Zagrebit synon ta mbajë edhe një sezon tjetër për të rritur vlerën e tij, megjithatë vetë lojtari nuk e dëshiron këtë gjë. Në një intervistë, Olmo shprehet se është i lumtur për eksperiencën e kaluar në Kroaci. Megjithatë, shpjegon se ka ardhur momenti për të lënë Ballkanin dhe bërë përpara në një klub të madh.

“Vendimi për të lënë Barcelonën për Dinamon ishte i vështirë. Megjithatë, ishte më e mira për mua. Tani po marr frytet e atij vendimi dhe jam i kënaqur që kam luajtur në Kroaci. Mendoj se ka ardhur momenti për të bërë hapa para. Do shohim se ç’do ndodhë. Vera është e gjatë”, përfundoi ylli i Dinamos së Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online