“Çfarë goditje, Rabiot ka cilësi. De Ligt? Diçka nuk arrij ta kuptoj!”

Mishel Platini kaloi vitet më të bukura të karrierës së tij me Juventusin dhe vazhdon të mbetet një tifoz i bardhezinjve. Ish-fantazisti ka folur për mediat italiane, duke u ndalur te dy goditjet e Juventusit: Adrien Rabiot dhe Matijs De Ligt.

I pari është zyrtarisht juventin dhe u mor pas harxhuar asnjë cent për kartonin e tij, ndërsa mbrojtësi holandez është shumë afër dhe pritet zyrtarizimi i tij nga çasti në çast.

Rabiot është më shumë se një futbollist i mirë. Nuk është Mesi, por ka kualitet dhe luan në të gjithë fushën. Ai është një numër 8 i kohërave të vjetra, një ‘mezzala’ dhe jo një organizator.

De Ligt? A mund të tregohem i sinqertë? E njoh pak si futbollist, por shifrat 70, 100 dhe 200 milionë euro janë të ekzagjeruara. E blen një futbollist me miliarda dhe pas katër vitesh e humbet”, përfundon Mishel Platini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online