Ofertë zyrtare për Fiorentinën, Juventusi nis sulmin për Kiezën

Juventusi nuk heq dorë nga Federiko Kieza. Ylli i Fiorentinës është një nga objektivat kryesorë dhe Fabio Paratiçi ka bërë ofertën e parë për klubin nga Firence.

Drejtori sportiv i ka ofruar Fiorentinës 50 milionë euro + kartonin e Rikardo Orsolinit. 22-vjeçari i huazuar te Bolonja vlerësohet rreth 20 milionë euro, aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe sivjet ka shënuar 8 gola me ekipin e Mihajloviç.

Oferta në total shkon në 70 milionë euro, ndërsa Kiezën e pret një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon. Tani pritet përgjigja e klubit vjollcë, ndërsa Juventusi shpreson të arrijë sa më shpejt akordin dhe të fitojë garën për lojtarin, i cili ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online