E ardhmja e Gareth Bejl pritet të vendoset ne ditët në vazhdim. Futbollisti uellsian e ka mbyllur njëherë e mirë me Realin, diçka kjo që u pohua nga vetë trajneri i “Los Blancos”, Zinedin Zidan, i cili u shpreh se largimi i uellsianit nga skuadra që ai drejton do të ishte zgjedhja më e mirë për të gjitha palët e përfshira në këtë histori.
Ekipet e interesuara për një lojtar të kalibrit të 30-vjeçarit janë të shumta, por një ofertë veçon nga të tjerat. Bëhet fjalë për ekipin kinez Pekin Guaon. Skuadra nga kryeqyteti i Kinës është e gatshme ta bëjë mëngjarashin lojtarin me pagën më të lartë në historinë e futbollit kinez.
Media e njohur angleze “The Telegraph”, raporton se klubi i fuqishëm kinez ka paraqitur një ofertë prej secilës Bejl do të përfitojë 600 mijë paundë në javë (31 milionë paundë në sezon). Me këtë pagë uellsiani do të kalonte në renditjen e futbollistëve më të paguar në Kine, Ezekiel Lavecin, i cili përfiton 500 mijë paundë në javë te skuadra e Hebei China Fortune.