Vata sulmon sërish Takajn: Tregon përralla, UEFA i ka bërë nder futbollit shqiptar

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku ka folur për vendimin e CAS për të mbajtur në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA për pezullim 10-vjeçar të Skënderbeun. Shkodrani ka komentuar dhe disa nga deklaratat e bëra nga presidenti i Skënderbeut, Ardan Takaj në dalje e zhvilluar për shtyp gjatë ditës së djeshme.

“Kam folur shpesh për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Ky është një futboll i korruptuar. Duke qenë të gjithë institucionet në Shqipëri janë të korruptuar, nuk ka mundësi që futbolli të jetë ndryshe”

“Skënderbeu është bërë viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Skënderbeu u ndërtua me qëllimin që do të bëheshin të paprekshëm, por ata nuk kuptuan se futbollit është një lojë që aq sa e dhunon, aq dhunohesh më vonë”.

“Sponsori i Skënderbeut foli si ata politikanët shqiptarë që i thonë popullit që ne jemi burra të mirë dhe shiko çfarë kemi bërë. Ata kanë kurajën të akuzojnë Dervishin. Dervishi për mendimin tim është një figurë që nuk ka qenë përlyer në afera korruptive”.

“Tani flasim për persona që flasin për historitë e Nastradinit. S’ka shqiptarë që nuk e din se çfarë ndodh me ndeshjet, shitjet e blerjet. Vetë sistemi i futbollit është i tillë. Unë Skënderbeun nuk e urrej, por unë urrej mënyrën se si mundohen të mbulojnë gjërat e të shiten si njerëz të pastër, sikur kanë zbritur nga qielli”.

“U dha një dënim i paprecedentë. Këtu nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Sportit ose kryeministri. Është diçka e frikshme. Turp të kenë këto njerëz që në vend të reflektojnë e të marrin përgjegjësi, justifikohen. UEFA nuk të bie në qafë kot. Janë marrë njerëz të specializuar me këtë çështje. Shqiptarët menduan se ishin të shkathët po vjen një moment që laku ngushtohet”.

“Unë mendoj se është një lajm i mirë për futbollin shqiptar. Futbolli duhet të ndërtohet me projekte konkrete, duhet të punohet me të rinjtë dhe duhet kohë”, tha Vata.

One thought on “Vata sulmon sërish Takajn: Tregon përralla, UEFA i ka bërë nder futbollit shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online