Objektivi ndaj Laçit dhe largimi i Çanit, Gega flet hapur

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Laçin. Gjithashtu ai ka folur edhe për formacionin dhe lojtarë të veçantë, si dhe ka folur për akuzat e sulmuesit Edgar Çani, bërë ditë më parë në një intervistë të dhënë për kolegët e “Panorama Sport”.

PERIUDHA E PUSHIMIT – “Këto dy javë na kanë shërbyer për t’u rikuperuar disa lojtarë, por edhe për të pasur ide më të qarta. Kemi pasur prurje dhe kjo periudhë u ka shërbyer. Por siç na ka shërbyer ne, u ka shërbyer edhe të tjerëve”.

LAÇI – “Meriton fjalë të mira, pasi është një ekip i fortë. Sidomos në fushën e vet. Është një ndeshje e vështirë, ne jemi përgatitur gjatë gjithë kohës. Kemi qellim të qartë, shkojmë për fitore. Fusha tregon çdo gjë.

AFRIMET E REJA – “Çinari shënoi në Pukë, është mirë kur një sulmues shënon. Normal edhe ne u kënaqëm. Çdo gjë do kohën e vet, po stërvitet mirë ai dhe gjithë të tjerët. Kjo më kënaq mua si trajner. Përzgjedhja jonë është pak e vështirë, kemi disa lojtarë në një pozicion. Të gjithë duhet të presin kohën dhe momentin e duhur. Me rëndësi që të jenë të gjithë në 100% të formës së tyre”.

FORMACIONI – “Nuk do ketë shumë ndryshime. Në Pukë u dhamë hapësira disa lojtarëve, disa bënë mirë, disa jo. Hebaj nuk ka luajtur, pasi ishte me ekipin kombëtar. Megjithatë jam shumë i kënaqur që është rikthyer, duke i uritur dhe gati të japë maksimumin. Është vetëm 20 vjeç, e kam thënë disa herë, nuk e ngarkojmë dot si duhet. Ekipi duhet ta mbështesë më shumë. Gjërat do rregullohen. Mundohem të bëj lojë në grup, të kemi ekuilibër. Shpresoj në Laç të bëjë të mirë”.

BARAZIMI – “Humbja është negative, çdo rezultat tjetër jep pikë. Do isha i kënaqur të fitoja, do e pranoja edhe barazimin. Humbja nuk është e mirë për askënd. Është vetëm java e katërt, nuk vendoset tani. Duam të mos shkëputemi nga vendet e para”.

ÇANI – “Unë nuk kam çfarë bëj koment, është diçka që i përket së kaluarës. Shumë njerëz mund të largohen dhe të bëjnë romane pas 10 vitesh. Kam bërë atë që kam menduar më të drejtë për klubin dhe për ekipin si trajner. Kur je lider duhet të marrësh vendime. Në çdo konferencë pyetet për Çanin, ai sot është në Itali dhe i uroj suksese. Për pjesën tjetër i takon klubit të përgjigjet, unë teknikisht kam bërë atë që kam menduar se ishte më e drejtë”.

SURPRIZË NË MËRKATO – “Klubi është munduar deri në fund, jam i fokusuar te ky grup. Kam afruar disa elementë nga ekipi i dytë dhe nga moshat. Nëse vjen dikush, është i mirëseardhur. Shpresoj të na ndihmojë”.

RIVALËT – “Kemi humb në të 92’, i kam parë ndeshjet në transfertë. Asnjë ekip nuk ka bërë spektakël. Kjo më bën optimist se jemi shumë afër. Mendoj se duke u konsoliduar do dalim aty ku duam”.

GJENDJA E TË AFRUARVE – “Disa ende nuk janë gati, nuk e kemi ditur gjendjen e tyre. Gradualisht po rriten. Çinari për shembull ka vetëm dy javë me ekipin. Kemi edhe Lukas, është në fazë rikuperimi. Nuk presim tani kontributin e tij, po përgatitet. Sot nuk është pjesë e planeve, duam të jetë gati sa më shpejt”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online