Fali Ramadani bind Romën, Ynder milioner me kontratën e re

Xhengiz Ynder vetëm pas një viti te Roma do të nënshkruajë kontratë të re, kushtet e së cilës sigurisht që do ta kënaqin sulmuesin turk. Aktualisht ai përfiton më pak se 1 milion euro, ndërkohë që tanimë të ardhura për të minimalisht do dyfishohen.

Roma shpenzoi verën e shkuar rreth 14 milionë euro për ta blerë Ynder te Bashakshehiri, ndërkohë që kontrata e re e sulmuesit do të zgjatë deri në vitin 2023. Momentalisht ajo vlen deri në verën e vitit 2022.

Monçi dhe menaxheri Fali Ramadani e kanë gjetur gjuhën e përbashkëts shkruan Corriere dello Sport. Tanimë mbetet vetëm të zyrtarizohet marrëveshja e re. Përfitimet e Ynder shkojnë në 1.8 milionë euro në sezon, ndërkohë që në kontratë përfshihen edhe bonuse nga të cilat sulmuesi arkëton edhe më shumë të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online